Rama kritikon Malin e Zi për “Open Balkan”

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë mënjanë as ironizimet ndaj Malit të Zi, kryeministri i të cilit u largua nga Beogradi, duke mos iu bashkua nismës së “Open Balkan”.

Rama tha se Mali i Zi ka vendosur të mos i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur” për shkak se pret të anëtarësohet në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm.

“Ata presin të futen në BE vitin tjetër, këtë gjë ma ka thënë kryeministri. Unë e mirëkuptoj dhe i kam thënë që po u futën në BE, do të kemi një mbështetës më tepër në BE”, të shohim nëse do të futen në BE apo ajo, unë i uroj vërtet që ta fusin në qershor. Ne nuk e kemi informacionin që qenka gati kjo punë. Kur ta fusin në BE, jam i bindur që do ta mbështesë Ballkanin e Hapur se ne na shikon si vende që jemi pak më mbrapa. Nëse nuk e fusin në BE, i kam thënë “bujrum” të vijë te Ballkani i Hapur””, tha Rama.

Read Previous

Efektet për heqjen e TVSH-së 6%; Shoqata e Përpunuesve të Qumështit: Kompanitë po shqyrtojnë kontrata për blerje të qumështit në Europë

Read Next

Ulen çmimet e biletave nga Rinasi, sa kushton udhëtimi nëpër Europë