Rama i kërkon me insistim Draghi-t njohjen e pensioneve të shqiptarëve ne Itali

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me homologun italian Mario Draghi. Rama bëri me dije se i kërkoi përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali.

Kjo ishte dhe tema kryesore e takimit për të cilin Rama udhëtoi mëngjesin e sotëm drejt Romës. Ata kanë folur për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Këshu bëri me dije Rama, ndërsa shtoi se do të ishte shumë e rëndësishme që të integroheshin sistemet universitare europiane, bujqësisë dhe invoacionit.

“I kërkova kryeministri një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Folëm edhe për sigurinë e drejtësinë dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që t’u drejtohen më shumë të rinjve. Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali, por edhe italianët, sipërmarrës apo studentë në Shqipëri.

Do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të mund të integroheshin sistemet universitare europiane me sistemet universitare me ato të Ballkanit Perëndimor, apo sistemet e bujqësisë, sistemet e kërkimit dhe invoacionit”, deklaroi kryeministri.

Read Previous

Tensione në rritje midis Biden e Harris, ‘lufta’ e heshtur në Shëpinë e Bardhë – Media

Read Next

LAJM I FUNDIT/ Zbulohet data, ja kur Gjykata Kushtetuese do të vendosë për fatin e Metës