Rama i gjendet Bashës në ditë të vështirë

Ministrja Manastirliu ka nxjerrë një urdhër-ndalimi grumbullimesh në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Nuk ka as një situatë emergjente ditët e fundit sa i përket përkeqësimit të gjendjes së infektimeve me COVID, përkundrazi është vënë re një përmirësim sa i përket infektimeve të reja dhe jetëve të humbura.

Por mesa duket Edi Rama ka menduar t’i gjendet Bashës në këto ditë të vështira, duke gjetur çdo mekanizëm që mund të ndalojë Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor në Stadiumin “ Air Albania”.

Për ta bërë këtë ka shtyrë urdhrin “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura” deri më datë 13 dhjetor, nga 29 nëntor që ka qenë ndalimi i mëparshëm.

Dhe si për ironi ky vendim është shtyrë deri më datë 13, jo deri me datë 18, apo 19!

©Kumtari.al

Read Previous

Voltana Ademi merr anë, do të shkojë te kuvendi i 11 dhjetorit

Read Next

Korrupsioni, SHBA-të, FMN-ja dhe tenderët e qeverisë