Rama firmos ndryshimin e radhës në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizje në qeveri.

U njoftua lirimi nga detyra i zv.ministrit të shëndetësisë, Albert Nikolla.

Vendin e Nikollës si zv.ministër e mori Vjollca Braho, e cila ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Vendimet e tjera të firmosura nga Këshilli i Ministrave, pritet të njoftohen më vonë.

© Kumtari.al

Read Previous

Maximilian LAMBERTZ, figura e fundit e plejadës së dijetarëve që themeluan albanologjinë

Read Next

Presidenca njofton datën e hedhjes së shortit për KED