Rama: Dronë inteligjentë për mbledhjen e informacioneve për tokën

Kryeministri Edi Rama në një event të zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka deklaruar se nga janari do jenë në dispozicion të Shqipërisë rurale 146 milionë euro.

Kryeministri njoftoi edhe inovacionin në bujqësi ku tha se institucionet do pajisen me 3 dronë inteligjentë që do mbledhin informacione mbi kultivimin e kulturave bujqësore në terren.

Kujtojmë këtu se, Kryeministri mund të jetë i painformuar ose ai vetë keqinformon me qëllim opinionin, pasi fotografimi i parcelave bujqësore është një proçes që ka vite që aplikohet në vendin tonë.

Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së që ka arritur të krijojë një besueshmëri dhe një besim të drejtpërdrejtë me KE-në. 146 mln euro janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mire. Po ashtu sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Ne kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë super inteligjentë që faktikisht do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore mënyrën sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor në kohë reale, dhe se si ky shtet mund të bëjë transparence pa pasur nevojë të nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Për të kontrolluar prekjen e pyjeve, prekjen e lumenjve, apo prodhimin.

Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion të plotë për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore të detajuara deri në cm e fundit që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi sot, por edhe çfarë kulturash kemi në çdo metër katror”-deklaroi Rama.

Ministrja e Bujqësisë dhe Kryeministri Rama folën edhe për naftën pa akcizë për fermerët, një proçes i nisur kohët e fundit, por që deri tani ka aplikime shumë të pakta për ta përfituar pasi është jo real për fermerët.
Përfitimi për fermerët është i papërfillshëm.

I vetmi lajm që mund të themi se doli nga ky takim i Kryeministrit dhe Ministres në Universitetin Bujqësorë të Tiranës ishin falënderimet e shumta të Rektorit të këtij Universiteti, z. Fatbardh Sollaku, i njohur si një nga mbështetësi e kahershëm të Partisë Demokratike dhe specifikish Lulzim Bashës.

Read Previous

In memoriam për Robert Elsie.

Read Next

Ndahet nga jeta ish-sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld