Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikoi një shkrim me akuza të forta, ku theksohej se Edi Rama dhe Charles McGonigal kanë përdorur FBI-në për të shpallur kreun e opozitës, Sali Berisha, si person non-grata në SHBA.
Shkrimi u hoq nga faqja online pas rreth një ore.
Por gazetari që publikoi shkrimin, Herbert Bauernebel, që është edhe korrespondent i gazetës BILD në Nju Jork, tha se shkrimi do postohet sërish nesër, pasi ishte publikuar aksidentalisht.
Ai ia ka konfirmuar këtë gjë gazetarit Klodian Tomorri, që e ka pyetur se pse është hequr ky shkrim.
“Më poshtë është komunikimi im me një nga dy gazetarët që bënë shkrimin e BILD. Sipas tij, shkrimi është publikuar gabimisht më herët seç ishte parashikuar dhe ndaj u tërhoq përkohësisht. Por ai thotë se duhet të publikohet sërish nesër.
Luftë e fortë duket,” shkruan Tomorri.