Rama bën ndryshime në qeveri. Largohet Arben Ahmetaj

Pas çeljes së negociatave, kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizje në qeveri.

Përmes një postimi në Twitter, ai bën me dije se:

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.

Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre.

Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”, shkruan Rama.

Read Previous

Çmimi i mishit dhe nën produkteve të tij pritet të rriten deri në 30%

Read Next

“S’ka gazep më të madh se kur kujton kohën e bardhë në mjerësi”