Qytetarët në pumundësi të plotë financiare, Boçi: Ndryshojmë në 14 maj

Kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale në Elbasan, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj realitet të hidhur ekonomik dhe social që ka pushtuar qytetin, ku qytetarët e kanë të pamundur të sigurojnë jetesën.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi ka theksuar se qytetarët janë në pamundësi të plotë financiare, me çmime të papërballueshme dhe pensione të ulëta.

‘Zinxhiri ekonomik është prishur sepse mungon puna. Ka kaq shumë mundësi që një sërë projektesh të zbatohen dhe qyteti të hap një kapitull të ri. Ndryshojmë në 14 maj’, shkruan Boçi.

Postimi i plotë:

“I marrim pak erë djathit, që të mos i harrojmë aromën”…

Ky është realiteti ekonomik dhe social sot në Elbasan. Tregje të boshatisura. Qytetarë në pamundësi të plotë financiare. Çmime të papërballueshme.  Pensione të ulëta. Zinxhiri ekonomik është prishur sepse mungon puna. Ka kaq shumë mundësi që një sërë projektesh të zbatohen dhe qyteti të hap një kapitull të ri.

#Ndryshojmënë14maj🤝

Read Previous

Këlliçi: Do vijë dita që në Tiranë të shohim e shijojmë gjelbërimin e munguar

Read Next

Flasin të mbijetuarit e aksidentit: Tmerr, njerëzit po digjeshin të gjallë