Qeveria heq me VKM si Zona të Mbrojtura, 2395 ha, nga Rezervati Natyror Kune-Vain-Tale dhe Patok-Fushëkuqe-Ishëm.

Lajm i keq për Lezhën dhe Kubinin: hiqen me VKM, 2395 ha nga Rezervati Natyror Kune-Vain-Tale dhe Patok-Fushëkuqe-Ishëm.

Vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin për Zonat e Mbrojtura pa konsultim paraprak me banorët.

Këto sipërfaqe do të jenë në funksion të ndërtimeve dhe ndërhyrjeve urbane.

Sipas burimeve të Kumtarit, qeveria Rama ka  bërë të njëjtën gjë pothuajse me të gjitha ZM bregdetare.

Për të mbuluar këtë, kanë shtuar siperfaqet e ZM malore dhe bilanci në fund del “pozitiv” sipas tyre.

Kjo është diçka që qartazi tregon se vullneti i qeverisë nuk është në favor të ruajtjes së natyrës.

Në të gjithë botën zonat e mbrojtura sjellin të ardhura nga turizmi dhe argëtimi në harmoni me mjedisin, ndërsa qeveria shqiptare i kthen zonat e mbrojtura nga habitate natyrore në fjetore e beton.

Read Previous

Sulmi ndaj Berishës/ Reagon Malltezi: PS shtëpia e bandave dhe psiqikëve

Read Next

Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga paketa një miliard euro e BE-së, asgjë nga fondi i investimeve për energjinë