Qeveria e Ramës i jep Mark Markut 10 mln lekë për mjekim

Qeveria e Edi Ramës ka firmosur një dokument për të dhënë një ndihmë financiare prej 10 milionë lekësh për analistin Mark Marku.

Në vendimin e firmosur nga Arben Ahmetaj, thuhet se këto lekë do të shkojnë për mbulimin e shpenzimeve për mjekimin e Mark Markut.

“Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit,” thuhet në vendimin që thekson se fatura përballet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Mësohet se Marku ka bërë një ndërhyrje në zemër pranë Spitalit Amerikan.

Kjo pagesë vjen në kohën kur shumë familjeve të varfra nuk u mbulohen shpenzimet për ndërhyrjet shëndetësore.

Marku mori vjet një mandat nga vota e demokratëve, por e la atë./Syri.net

Image

Image

Read Previous

PD, Garo: Alibeaj nuk përfaqëson më grupin parlamentar të PD, por veç veten

Read Next

Shqipëria do japë 1 mln euro donacion për Ukrainën