Putin zotohet të mbështesë Lukashenkon kundër “ndërhyrjes së huaj”.

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të enjten se do të mbështesë të fortin bjellorus, Alexander Lukashenko kundër “ndërhyrjes së huaj”, ndërsa të dy nënshkruan një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim më të ngushtë. Duke folur gjatë një video-takimi me Lukashenkon, Putin përshëndeti lidhjet dypalëshe midis Rusisë dhe Bjellorusisë dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Moskës për Lukashenkon.

“Ne së bashku do t’i rezistojmë çdo përpjekjeje për të ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve tona sovrane dhe Rusia sigurisht do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për popullin vëlla bjellorus – nuk ka dyshim për këtë,” tha Putin nga qyteti i Krimesë, Sevastopol, ku po shënohej një festë kombëtare, raporton AFP.

Putin dhe Lukashenko ranë dakord në shtator për një seri prej 28 programesh që synojnë thellimin e integrimit sipas një plani disa dekadash për një “shtet bashkim” midis Rusisë dhe Bjellorusisë. Marrëveshjet e nënshkruara të enjten fokusohen kryesisht në çështjet ekonomike dhe rregullatore, duke përfshirë politikat e përbashkëta për taksat, bankat, industrinë, bujqësinë dhe energjinë.

kumtari.al

Read Previous

Prej dy javësh një biznesmen nga Tirana rezulton i zhdukur

Read Next

Mallkimi i politikanëve që i thonë “yes” ndërkombëtarëve