Putin pranon humbjet e forcave ruse

Edhe pse disa ishin të frikësuar se presidenti rus do të shpallte një mobilizim të plotë të ushtrisë në fjalimin e tij të Ditës së Fitores, kjo nuk ndodhi.

As madje nuk shpalli as fitoren e trupave rusë, siç e kishin parashikuar disa. Megjithatë, presidenti tha se do të ofronte mbështetje për fëmijët e ushtarëve të vrarë në Ukrainë – një pohim i humbjeve të forcave ruse.

Putin mbajti një minutë heshtje për ushtarët e rënë duke thënë se “operacioni ushtarak special” i Rusisë në Ukrainë, ishte një masë e nevojshme.

Ai tha se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran.

Read Previous

Putin nis fjalimin e 9 Majit me sulme ndaj SHBA-ve

Read Next

Mbledhja e thirrur nga Alibeaj/ Salianji: Nuk pati kuorum