Putin: Perëndimi monstruoz u mëson fëmijëve sesi të ndryshojnë gjininë

Vladimir Putin ka thënë se është ‘monstruoze’ që fëmijëve perëndimorë u mësohet se mund të ndryshojnë gjininë e tyre.

Presidenti rus, duke folur në Soçi, tha se kjo është njësoj si “krim kundër njerëzimit” që djemtë dhe vajzat e reja të mësojnë se si të bëhen transgjinorë.

Udhëheqësi i Kremlinit tha: ‘Është e tmerrshme kur fëmijëve në Perëndim u mësohet ideja se një djalë mund të bëhet vajzë’.

Putini është përballur rregullisht me kritika për shtypjen e tij ndaj komunitetit LGBT në Rusi, ku martesat e të njëjtit seks dhe ‘propaganda homoseksuale’ janë të ndaluara.

Presidenti gjithashtu pohoi se ekziston rreziku i shkatërrimit të jetëve të një brezi fëmijësh.

Ai tha: Është një moment thjesht monstruoz kur fëmijët shtyhen të besojnë që herët se një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë, dhe anasjelltas.

“Ata shtyhen të besojnë se kanë një zgjedhje, të imponuar ndërkohë që prindërit janë lënë mënjanë.

“Dhe një fëmijë detyrohet të marrë një vendim që mund t’i prishë jetën.”

Read Previous

Ndryshimet klimatike do të sjellin tensione

Read Next

Klani Gjiknuri/ Njё vёzhgim mbi kontrollin kriminal tё Albpetrolit

Leave a Reply

Your email address will not be published.