Putin, për mua rënia e Bashkimit Sovjetik ishte një tragjedi

I ftuar në një program televiziv Vladimir Putin ndër të tjera u shpreh se rënien e Bashkimit Sovjetik e konsideron vërtetë një tragjedi.

Presidenti rus Vladimir Putin, i cili është ndër liderët që është në vëmendjen e opinionit publik botëror për shkak të tensioneve të fundit me Ukrainën, bëri deklarata goditëse.

“Rënia e Bashkimit Sovjetik, për mua ishte një tragjedi”

Duke folur për rënien e Bashkimit Sovjetik, Putin tha: “Rënia e Bashkimit Sovjetik ashtu si për shumicën e rusëve edhe për mua ishte një tragjedi. Por, në fakt cili ishte kolapsi i Bashkimit Sovjetik? Kjo shpërbërje, ky kolaps i Bashkimit Sovjetik në histori ishte në të vërtetë rënia e Rusisë” tha ai.

Putin deklaroi se në vitet 1990, menjëherë pas shpërbërjes, në të vërtetë kishte një luftë civile në vend dhe se si ekonomia, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura nuk ishin në një nivel të kënaqshëm.

“Ishte një situatë shumë e vështirë”

“Ishte një situatë shumë të vështirë, kishte të bënte me situatën e brendshme të këtij vendi, gjithçka që e përbënte. Kishte të bënte me ekonominë, forcat e sigurisë dhe forcat e armatosura. Ishte edhe për faktin se në vend kishte një luftë civile”, tha Putin.

“U kthyem në një vend krejt ndryshe”

Duke deklaruar se aso kohe rreth 40 për qind e tokës së vendit humbi dhe bashkë me të edhe kapaciteti i prodhimit dhe po me të njëjtin ritëm u zvogëlua edhe popullsia, Putin tha: “U kthyem në një vend komplet tjetër, humbëm ndjeshëm gjithçka që ishte fituar e akumuluar ndër mijëra vite” tha ai.

©Kumtari.al

Read Previous

Kentucky para dhe pas Tornados

Read Next

PASOK-u ka një lider të ri, merr fund epoka e Papandreut