Putin në takimin me Vuçiç: Është më ngrohtë të jesh mik me Rusinë

Ndërkohë që e gjithë Evropa po futet në një dimër të ftohtë për shkak të problemeve me gazin, Serbia do nuk do të ndiejë të ftohtë, thotë Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë.

Rusia është prodhuesi më i madh i gazit në kontinent, dhe tashmë që kriza ka përfshirë thuajse gjithë perëndimin, Rusia po e përdor si për përfitime ekonomike ashtu edhe për divergjenca midis vendeve evropiane.

Në një postim në rrjetin social Facebook, nga takimi me Aleksandër Vuçiçin, Putin shkruan:

“Serbia nuk do të ngrijë! Rusia do ta furnizojë Beogradin me gaz me çmimin më të ulët.

Ky është një gjest miqësie për vendin ballkanik.

Pasi çmimi i gazit të arrijë në 1500 dollarë, Vladimir Putin dhe Presidenti i Serbisë ranë dakord që Beogradi të paguajë vetëm 270 dollarë.

Rusia është gjithmonë e sjellshme me ata që janë të sjellshëm në këmbim.

Do të ishte mirë që edhe vendet e tjera evropiane ta kuptojnë këtë.

Është më e ngrohtë të jesh mik me Rusinë.”

Read Previous

Omicron mbërrin në Itali

Read Next

‘Ç’po ndodh me futbollin?’ Shtohen pyetjet teksa gjithnjë e më shumë lojtarë po shfaqin probleme me zemrën