Putin bën thirrje për miratim të ndërsjellë të vaksinave kundër Covid

Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje të martën për njohje reciproke të vaksinave kundër koronavirusit, për të ndihmuar në frenimin e pandemisë, pasi shqetësimi rritet në mbarë botën për variantin Omicron që përhapet me shpejtësi.

Duke folur në një forum investimi rus me video konferencë, Putin tha se vendet mund të “luftojnë në mënyrë efektive” koronavirusin vetëm duke koordinuar veprimet e tyre. “Unë nënkuptoj njohjen reciproke të vaksinave dhe certifikatave të vaksinimit, disponueshmërinë e vaksinave për të gjitha rajonet e planetit (dhe) punën e përbashkët për ilaçe të reja kundër koronavirusit,” tha udhëheqësi rus në konferencë.

“Në javët në vijim, do të bëhet e qartë se sa serioze janë pasojat e llojit të ri. Por është shumë e qartë se ne duhet të jemi të përgatitur për çdo ndryshim në virus.”

Rusia në gusht 2020 ishte vendi i parë që regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit, Sputnik V, e cila është miratuar për përdorim në dhjetëra vende. Megjithatë, vaksina nuk është miratuar ende nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ose Agjencia Evropiane e Barnave./AFP

©Kumtari.al

Read Previous

Irani shton prodhimin e uraniumit të pasuruar/ OKB do të rrisë inspektimet në uzinën Fordo

Read Next

Berisha: I bëra një letër Anthony Blinken dy orë pas vendimit