Puçisti i opozitës!

Nga Hysni Gura

Qysh prej përjashtimit të Sali Berishës, pa asnjë votim në forume, Lulzim Basha po duket çdo ditë e më shumë si një çun mamaje.

Si një çun mamaje që, kur është me prindin për dore i nxjerr gjuhën shokëve të lagjes (bazës së partisë), kur është vetëm ikën me vrap pa kthyer as kokën pas.

Deri para marrjes së atij vendimi, Luli këtë gjë ua bënte shokëve kur dilte për dore me Berishën.

Në momentin që mendoi të ndërrojë prind, pra kur u adoptua nga prindër të jashtëm, Luli vazhdon të njëjtën metodë.

Gjithsesi, Luli harron se prindërit e birësuar do ta lënë një ditë vetëm, dhe atij do t’i duhet të përballet me shokët e lagjes i vetëm.

Dhe kjo ditë nuk është larg, është fiks 30 ditë nga sot, 11 dhjetor 2021.

Basha e përjashtoi Berishën duke e lëvduar e ngritur në qiell.

Por këto lavde u fikën në më pak se një muaj. Sa herë i shkojnë “prindërit” në seli, Luli fill pas kësaj, del te shkallët dhe u nxjerr gjuhën shokëve të lagjes.

Sali Berisha, menjëherë pas përjashtimit që i bëri Basha, doli në një konferencë dhe deklaroi se, “Unë jam njeri i programuar”, pra pak a shumë tha që nuk bën asnjë lëvizje rastësore apo të pa llogaritur mirë.

Pas kësaj nisi mbledhjen e firmave të demokratëve në bazë.

Do ishte qesharake ta mendosh që, një njeri që ka dominuar jetën politike për 30 vjet, një njeri që është bërë çështja më e madhe në vend dhe përtej, për gati 2 muaj, ku në çdo studio e në çdo shkrim flitet për të, të bëjë një gafë aq qesharake sa thotë Gazmend Bardhi, të falsifikojë firmat e delegatëve të kuvendit.

Ky gairet që po i jep Basha vetes është qesharak.

Berisha e ka akuzuar Bashën së është peng i Ramës. Këtë s’besoj se ka demokrat, aktiv në struktura dhe jo, që nuk e di.
Lënia e kauzave në rrugë, lënia e të gjitha pushteteve në dorë të Ramës, është puçi më i madh që një kryetar opozite i ka bërë ndonjëherë opozitës në Shqipëri.

Marveshja e 17 majit Rama – Basha është puçi i parë nga gjithë shqiptarët.

Çështja e Teatrit Kombëtar, çështja “Astir”, bojkoti i zgjedhjeve vendore, mandati i tretë, për herë të parë në 30 vjet, është për meritë të Lulzim Bashës , dhe puç më të madh opozitës se ky, nuk ia ka bërë kush kurrë.

Për herë të parë, medalja e puçistit, i takon çuditërisht një çuni mamaje, që u nxjerr gjuhën shokëve kur është me mamin për dore.

p.s- Se puçistët në përgjithësi janë njerëz të zotë, nuk janë kaq qesharakë./SYRI.net

Read Previous

Floriana Garo: Basha duhet të largohet, atë e largon vetëm Berisha!

Read Next

Paloka numëron firmat e delegatëve, në praninë e gazetarëve