Publikohen çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës publikoi çmimet e reja të karburanteve, që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e kësaj të enteje.

Kështu nafta do të shitet me një çmim prej 258 Lekë/litri, benzina me 239 Lekë/litri, ndërsa gazi me 83 Lekë /litri.

“Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord”, thuhet në njoftimin e Bordit.

Vijon…

Read Previous

Ilaçe kontrabandë në farmaci dhe në banesë, arrestohen dy gra në Tiranë

Read Next

Drama ekonomike e shpopullimit