Pse zgjohemi të lodhur?/ Këshilla për një gjumë të qetë

Nuk ka zhgënjim më të madh se të zgjohemi në mëngjes më të lodhur se një natë më parë, edhe pse kemi fjetur shtatë deri në tetë orë.

Nëse nuk ndiheni të pushuar në mëngjes ose plot energji, patjetër që diçka po ndodh. Lexoni disa nga arsyet më të zakonshme të mungesës së pushimit dhe çfarë mund të bëni për të përmirësuar cilësinë e gjumit tuaj.

Lodhja

“Ka shumë arsye që shkaktojnë lodhje, por kjo nuk do të thotë se ato gjithmonë na bëjnë të dëshirojmë të flemë”, thotë Jennifer Martin, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko. “Këto mund të përfshijnë dhimbje kronike, sindroma metabolike ose mosfunksionim të tiroides dhe sëmundje kronike obstruktive pulmonare. Nëse ndjeni lodhje të pashpjegueshme, mund t’ju duhet të shihni mjekun tuaj dhe mund të provoni një orar tjetër të gjumit, pasi tetë orët e rekomanduara mund të mos jenë të mjaftueshme për ju. Mund të shkoni në shtrat më herët ose të zgjoheni një orë më vonë dhe të shihni nëse kjo funksionon për ju. ”

Ekspozimi ndaj dritës blu

Të gjithë e dimë se ekspozimi ndaj dritës së ekranit nuk është gjëja më e mirë për të bërë para gjumit. Megjithatë, shpesh gjëja e fundit që shikojmë para se të biem në gjumë është ekrani ynë i celularit. “Përdorimi i telefonave celularë, tabletëve, kompjuterëve ose televizorit shumë afër kohës së gjumit mund të pengojë lirimin e melatoninës, hormonit të gjumit, dhe kështu të na bëjë të zgjohemi. “Gjëja më e mirë për të bërë është të fikni pajisjet tona elektronike një orë para gjumit dhe të flini në një dhomë të errët dhe jo veçanërisht të ngrohtë”, thotë Dr. Peter Polos, një anëtar i Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit.

Ankthi apo depresioni

“Stresi dhe depresioni janë jashtëzakonisht të rënda për shëndetin tonë, por edhe për gjumin tonë. Ato ndikojnë negativisht në kohën që na duhet për të fjetur, por edhe sa shpesh zgjohemi gjatë natës . Në fakt, është vërtetuar se, ndonjëherë, trajtimet e ndjekura kundër ankthit apo depresionit mund të shkaktojnë pagjumësi apo bllokim të fazave më të thella të gjumit”, vë në dukje eksperti i gjumit dhe profesori i asociuar i Mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, Dr. Raj Dasgupta.

Jeta sedentare

“Nëse trupi juaj është mësuar të prodhojë dhe shpenzojë nivele të ulëta energjie, për shkak të stilit tuaj të jetesës që nuk përfshin punë manuale apo ushtrime, atëherë mund të ndiheni të lodhur shumë shpejt kur bëni edhe aktivitetet bazë të përditshme”, thotë Dr. Jennifer Martin. Organizata Botërore e Shëndetësisë, në fakt, rekomandon që të rriturit të bëjnë të paktën 2 orë ushtrime fizike të moderuara ose të forta në javë.

Konsumimi i ushqimit të rëndë ose alkoolit

Kur flemë, në trup aktivizohet sistemi përgjegjës për pushimin dhe tretjen. Por nëse, për shembull, konsumoni alkool, ushqim të rëndë ose kafeinë afër kohës së gjumit, atëherë është e mundur që trupi juaj ta ketë të vështirë të metabolizojë ushqimin, të fokusohet në tretje dhe të qëndroni zgjuar për më shumë se normalja. “Shmangni ngrënien për të paktën dy orë para gjumit. Dhe nëse nuk e duroni, preferoni ushqime të lehta që treten lehtë”, sugjeron Robin M. Tucker, Ph.D., profesor i asociuar i të ushqyerit dhe shkencës ushqimore në Universitetin e Miçiganit.

Read Previous

A e dinit se ankthi dhe depresioni lidhen me mungesën e një vitamine në trup?

Read Next

Meghan Markle në Instagram/ Ja llogaria ku mund të ndiqni Dukeshën e Sussex