Pse Zelensky e shkarkoi shokun e tij të ngushtë?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, 44 vjeç, ka shkarkuar dy figura kyçe të shërbimeve sekrete të dielën.

Ai shkarkoi me dekret kreun e shërbimeve sekrete, Ivan Bakanov, 47 vjeç. Kjo u raportua mes të tjerash nga portali ukrainas në anglisht ‘Kyiv Independent’. Akoma nuk ka një emër që do të pasojë kreun e shërbimeve sekrete.

Eksploziv është fakti se Bakanov ishte një shok i ngushtë i Zelensky prej një kohe të gjatë.

Ai konsiderohej një shoqërues i ngushtë i Zelensky që nga koha kur ai ishte komedian në TV- dhe më pas gjatë fushatës presidenciale. Më në fund, në vitin 2019, Bakanov u caktua kreu i Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU).

Sipas portalit Politico, Zelensky po përpiqej prej kohësh që të zëvendësonte Bakanov me dikë që është më i përshtatshëm për të shërbyer si kryetar i Shërbimit Sekretar të Ukrainës në kohë lufte.

Kjo u raportua nga katër zyrtarë pranë presidentit dhe një diplomat perëndimor. Disa thonë se miqtë e vjetër rrallë flisnin me njëri-tjetrin kohët e fundit, me përjashtim të takimeve qeveritare.

Emërimi i Bakanov në vitin 2019 u kritikua nga partitë opozitare. Sipas tyre, ai nuk ishte i përshtatshëm për postin e kreut të shërbimeve sekrete. Që prej shpërthimit të luftës më 24 shkurt, shumëkush në Kiev e ka akuzuar se ka dështuar që t’i përgjigjet siç duhet pushtimit rus me departamentin e tij masiv prej 30 mijë agjentësh.

‘Ne jemi shumë të pakënaqur me punën e tij dhe po punojmë që ta heqim,’ tha një zyrtar i lartë ukrainas pranë presidentit Zelensky.

Sipas dekretit të publikuar nga zyra presidenciale në Kiev, nga posti është shkarkuar edhe Prokurorja e Përgjithshme, Iryna Venediktova.

Ajo ishte përgjegjëse për hetimin e krimeve të luftës nga Rusia në Ukrainë. Oleksij Simonenko është vendosur përkohësisht në postin e saj. Presidenti bëri me dije se ka nisur procesi i rekrutimit për postet kyçe.

Zelensky e justifikoi shkarkimin e Prokurorës së Përgjithshme dhe kreut të Shërbimeve Sekrete me faktin se më shumë se 60 punonjës të tyre po punojnë kundër Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia.

Në total kanë nisur mbi 651 procedime penale për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me armikun.

Kjo seri krimesh kundër themeleve të sigurisë kombëtare ngre pikëpyetje serioze për liderët e agjencive, tha presidenti.

Ai konfirmoi se një zyrtar i lartë i SBU, dikur përgjegjës për gadishullin e Krimeas, është arrestuar.

BILD

Read Previous

Salianji në Komisionit të Sigurisë: Gjendja e kriminalitetit në vend është tepër shqetësuese.

Read Next

Petrit Vasili: Qeveria të ikë, Shteti ka rënë totalisht

Leave a Reply

Your email address will not be published.