Pse vendet e pasura janë kaq të varura nga emigrantët

Globalizimi ekonomik ka krijuar më shumë punëtorë emigrantë se kurrë më parë. Sipas Kombeve të Bashkuara, 1 në 20 punëtorë në mbarë botën është emigrant. Emigrantë janë njerëz që jetojnë dhe punojnë në një vend ku nuk kanë shtetësi.

Në nivel global, 67.4% e punëtorve emigrantë – ose 114 milionë njerëz – jetojnë në vende të pasura. Nuk ka një përkufizim statistikor të pranuar botërisht për emigracionin për motive punësimi, por punëtorët zakonisht kategorizohen sipas industrive në të cilat punojnë. Dhe problemet e tyre ndryshojnë sipas punës që bëjnë.

“Ka shkallë të ndryshme përjashtimi, padrejtësie kur bëhet fjalë për çështjet e pagës bazë, kushteve të punës, kushteve të jetesës, përdorimit të të drejtave bazë të punës dhe këshillave,” thotë Sri Jegarajah i CNBC.

Cenueshmëria e punëtorëve emigrantë u theksua nga pandemia, pasi kufijtë u mbyllën dhe lëvizshmëria u kufizua shumë. Pavarësisht sfidave, punëtorët emigrantë ofrojnë përfitime të mëdha ekonomike jo vetëm për vendin pritës, por edhe në atdhe.

©Kumtari.al

Read Previous

Ismail Qemali, fakte interesante

Read Next

Situata me motin