Pse u shpërfytyrua Rama në tre televizione?

Nga Hysni Gurra

Dalja më e dobët televizive e Edi Ramës u shënua mbrëmë në top channel, euronews dhe mcn. Shmangia paradite nga interpelanca në Parlament e nxorri keq në sytë e opinioint publik, ndërsa dalja në darkë në televizione e shpërfytyroi.

I mësuar që ngjarjet e mëdha t’i përballlojë me dalje maratonë televizive, Rama harroi se këtë radhë nuk ishte as tërmeti, as pandemia, as lufta në Ukrainë, por për tërmetin e tij me MCGonigal.

Për pyetjen thelbësore pse nuk shkon në Parlamentit (në thyerje flagrante të ligjit dhe rregullores) Rama dha përgjigjen më mjerane të mundshme.

“Nuk shkoj se nuk kam respekt për ta.”Njeriu që shkonte në Parlament dhe ballafaqohej me orë të tëra me opozitën e Jenisherit, nuk ka kurajon të përballlet me pyetjet e deputetëve të opozitës.

Për tërmetin me McGonigal, Rama në të tri televizionet tha se në Amerikë problemi është te oligarku rus Deripaska, për atë bëhet zhurmë.

Pjesërisht e vërtetë. Por janë dy çështje të ndara. Një për rusin Deripaska në Nju Jork dhe një për aferën Rama – McGonigal në Uashington. Pa Ramën nuk ka çështje në gjykatën e Uashingtonit.

Rama i zënë me presh në duar arriti deri aty sa të mohonte edhe pikat e akuzës. Kur i lexojnë pikën 40 ku thuhet e zeza mbi të bardhë se informacionet erdhën nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë, Rama thotë “argumentin” e trupërojave mediatike të tij… ka qenë një shkrim i BIRN nuk kemi patur informacion tjetër se po të kishim, pa tjetër do e çonim.

Këtu Rama dhe trupërojat e tij mediatike e nxjerrin FBI-në sikur është prokuroria e Kavajës, pra që shkrimet e portaleve i merr nga zyra e Kryeministrit.

“Nuk ka akuza për korrupsion, nuk akuzohemi ne, nuk na ka pyetur njeri”- bërtet Rama.

E gjithë akuza në Uashington është për Ramën, Personin A dhe Personin B.
Hiqi këto tre personazhe dhe nuk ka akuzë për McGonigal në Uashington. Pa Edi Ramën nuk ka akuzë për McGonigal. Ajo që ka ngjarë dihet, por i duhet kujtuar Ramës.

Ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI. I cili ka marrë paratë në tre këste. (Hera e parë në historinë e njerëzimit që merret borxh me tre këste dhe kësti parë lëvrohet në parkingun e një restoranti). Ka ardhur në Tiranë për vizitë jo zyrtare dhe nuk e ka raportuar takimin me kryeministrin Rama. Një muaj më pas ka shkuar në Vienë për “vizitë zyrtare” dhe ka përfunduar sërish në Tiranë. “Mikun e bashkëpunëtorin e tij Neza,” e bën dëshmitar për çështjen ndaj opozitës, pa njoftuar se e njeh dhe i ka marrë “borxh”.

Për dëshmitarët e tjerë paguan Personi B, Duçka. Ky Duçka, që punon pa pagesë për Ramën. Këto tri rreshta mjaftojnë për të kuptuar se çfarë ka bërë Rama. Dhe kjo është ajo që prokurorët amerikanë janë 100% të sigurtë.

Hetimi ka nisur një pasdite nëntori 2021 kur dy agjentë të FBI kanë trokitur në shtëpinë e ish të dashurës së Mcgonigal dhe i kanë treguar një foto të ish të dashurit- me kë do të thoni ju? Me Edi Ramën.

Ky hetim ka shkuar në gjykatë në Uashington. Por Rama ende nuk i është përgjigjur pyetjeve në Parlament, se është ai i përfshirë, prandaj ende përpëlitet për mundësinë e ngritjes së komisionit hetimor parlmentar.

E vetmja gjë ku është e sigurtë është SPAK. Edhe mbrëmë, kur u pyet ua kujtoi se “Nuk ka çështje këtu”. Me shumë gjasë nuk ka. Po edhe nëse ka, do të dalë që është “çështje shumë e komplikuar”. Më e komplikuar se ajo e inceneratorëve.

Read Previous

SHBA në sulm nga spiunët/ Një balonë kineze mbi qiellin e SHBA, Pentagoni vihet në lëvizje

Read Next

ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni zinxhirë kur udhëtoni në zonat malore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *