Pse ish-miku Basha është kapitull i mbyllur

Nga Jamarbër Malltezi 

Në politikë përdoret ”ever say never“ pasi është arti që bën të mundur vepra të pamundura. Për më tepër çdo njeri e meriton një shans të dytë (“second chance” siç njihet).

Por Basha e pati shansin e dytë në 2017 dhe nuk reflektoi, por përkundrazi e dreqosi edhe me shansin e tretë në 2019 dhe të katërt në 2021. A ishin djegia e shanseve nga paqartësia apo nga arsye të tjera?
Në 2017, fill pas bisedimeve kokë më kokë me Ramën, mbylli çadrën dhe mori pjesë në bashkëqeverisje 5 mujore me Ramën, me gjasë me idenë e vijimit pas zgjedhjeve.

Nxorri “Lista personale Basha“ në vend të listës së PD duke fut deputetë që nuk i njihte askush. Pas rezultatit zhgënjyes, thuajse 60% e Këshillit Kombëtar i kërkuan dorëheqje pas rezultatit turpërues. Në vend të dorëheqjes, reflektimit dhe garimit si i barabartë me kandidat alternativ, zgjodhi “vetëngrirjen“ dhe mbylljen e menjëhershme të procesit të zgjedhjes së kryetarit!
Donte bashkeqeverisje me Ramen por shumica absolute nuk pranonin lojrat e pista. Asnje nuk donte dobësimin e Bashës, por duke folur troç dhe pranuar gabimet, të rikthehej besimi për të ardhmen.
Por gabimet dhe egoja në vend që të shmangeshin, u përkeqësuan me vendime personale në 2019 dhe 2021, qoftë me vendimin për mos hyrjen në zgjedhje, atë për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve ku u mobilizuam për të ndaluar atë proces etj.

Mjafton vec një fjali të një diplomati amerikan Basha i tradhëtoi të gjithë strukturat që ishin mobilizuar për të zbatuar porosinë e tij, dhe deri më 2021 ku u përsërit “Lista Basha“ me figura këperatash të reja. Qartazi nuk flitet më për shans të dytë pasi ka djegur edhe të tretin edhe të katertin. Trembet kryetari i opozites me 1 fjali?

Por ka disa elementë shumë të rëndë dhe unikal që e bëjnë Bashën një kapitull të mbyllur.

1. Gënjeu trefishin e atyre që futi në lista për deputetë. I premtoi mbi 200 personave se do i përfshinte në listën e PD për deputet në 2017, por natën e skadimit te afatit çoi veç një listë me 70 persona! Trishtim dhe falimentim pa kushte. Ndaj e mbushi me këpërata pjesën përtej 70 personave dhe të gjithë e dimë si përfundoi parlamenti kur demokratët lanë mandatet.

2. Trasta me para si kriter për emrin në listë. Në 2017 në ditëlindjen e një ish demokrati pak ditë para shpalljes së listës së PD për deputetë, një ish deputet e tha troç se “ka çuar paratë aty ku duhet dhe do ishte patjetër në listë“. Kjo u tha publikisht mes dhjetera demokratëve dhe u dëshmua e vërtetë pak ditë më pas, ndaj edhe kur erdhi momenti i mbushjes së parlamentit pas djegies së mandateve, ai ish demokrati që në 2017 festonte ditelindjen pranoi trastën bujare të Taulantit pasi e dinte se nuk do mundej t’i ofronte trastën Bashës në ndonjë moment tjetër. Në mënyrë të ngjashme, një biznesmen që donte të promovonte vajzën për deputete në 2017 iu kërkua të financonte PD dhe ai çoi një shumë të madhe parash tek zyra e financës së PD. Kur doli lista emri i vajzës së tij nuk figuronte në listën fituese dhe ai shkoi të pyeste, mori si përgjigje “Po ti ke ngatërruar zyrën ku duheshin depozituar“!

3. Kauzat e PD si gjobëvënie për biznesmenët. Në disa raste deklaratat e shtypit nga PD u kthyen si gjobëvënie ndaj bizneseve. Kërkohej haraç që të mos kishte reagim nga PD! Biznesmenë që kishin ndihmuar PD, nëse ju dilte emri diku apo i ngacmonte qeveria, në vend që të kishin mbështetjen e PD, ata kërcënoheshin të paguanin tek sekserët që mos i ngacmonte PD!

4. Tradhëtimi pas shpine i ndihmueseve. Pasi ju merrte paratë, disa muaj më pas ju kërkonte prapë para. Kërcënimi nënkuptohej. Por kur pa se disa prej tyre nuk e paguanin më, sepse e panë si kartë të djegur kur Berisha filloi Foltoret nëpër Shqipëri, Luli shkoi e i spiunoi tek kukulla e Soros. Asnjë nga ata që thirren në rrugën e Elbasanit nuk kish ndihmuar Foltoren, ata thjesht kishin ndalur pagesat për Lulin dhe ky i spiunoi se mendonte se po çonin paratë tek Berisha. Spiunimin e atyre që të kanë ndihmuar nuk e ka bërë as McGonigal dhe asnjë bandit tjetër. Këta biznesmenë janë gjallë dhe nuk e kapërdijnë dot këtë pabesi.

5. Viktimë apo peng i pazareve dhe parave me origjinë të dyshimtë? Skandali McGonigal po çmend SHBA dhe ku po shkruajnë me mijëra artikuj gjithë mediat botërore. Të gjithë po prisnim të reagonte ashpër Basha, si viktima kryesore e korruptimit të FBI për interesat e Ramës. Reagimi i tij ishte për gjynah. Një reagim i thatë se ai është në krah të Amerikës (edhe Rama, biles edhe McGonigal nuk thonë që janë kundër Amerikës!), por nuk guxoi as të përmendë në reagim as emrin e Edi Ramës dhe as të McGonigal! Tregues se pengmarrja e Lulit shkoi në shkallë ekstreme, aq sa për një javë të mos flasë asnjë fjalë (si Rama dhe Kim), dhe pastaj të mos përmendë dot asnjë emër për skandalin e tmerrshëm të korruptimit të FBI dhe kthimit të saj si polici private e Ramës. Ra peng dhe nuk reagon dot pasi duhet të tregojë se ku i mori 500,000 USD dhe pse përdori kanale ruse për t’i çuar në Amerikë.

Ndaj nuk është punë e një shansi të dytë, të tretë, apo i dhjetë qoftë. Ky njeri ra peng i pazareve me para të pista që zgjodhi vetë të bënte. Ky njeri tradhëtoi gjithë demokratët që i kishte në krah pasi donte veç lëpirës. Ky njeri u bë gjobëvënës dhe bëri para të madhe në opozitë, por nuk ndihmoi asnjë opozitar.

Ndaj sot del për foto por jo për opozitë. Se ka vite që nuk proteston, se nuk thotë dot një emër për skandalin McGonigal, se ky gjithnjë fitonte edhe kur PD humbte.

Read Previous

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën

Read Next

‘Piranjat’ zbulojnë manipulimin elektoral të Veliajt/ Vasili: Drejtësia duhet të reagojë urgjent