Ashtu si në çdo seancë plenare, edhe ditën e sotme mazhoranca i ka votuar projektligjet pa opozitën.
Opozita ka mbajtur të bllokuar foltoren për një kohë të gjatë dhe nënkryetarja e Kuvendit ndërpreu debatin, duke vijuar me rendin e ditës.
Duke mos lejuar më deputetët e opozitës të kërkojnë fjalën për debat, ajo kaloi në votimin e projektligjeve.
Kështu shumica e deputetëve opozitarë braktisën sallën dhe një pjesë e tyre vazhduan të mbajnë foltoren të bllokuar.
Pas votimit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, mbylli seancën plenare dhe mazhoranca u largua nga Kuvendi.