Protesta e opozitës/ Rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i makinave

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për të mundësuar zhvillimin e protestës së opozitës përpara Kryeministrisë sot në orën 12:00.

Duke filluar nga ora 6:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.

Read Previous

Lutfi Dervishi: Çështjes McGonigall nuk mund t’i fshihesh pas gishtit

Read Next

Protesta e opozitës, Berisha mesazh të rinjve: Të mbrojmë të ardhmen tonë në këtë Revolucion