Protesta e fermerëve në Lushnjë / Reagon Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon në lidhje me protestën disa ditore të fermerëve të Lushnjës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i bëri thirrje qeverisë që të dëgjojë kërkesat e fermerëve si dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit të bujqësisë.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
🇦🇱 Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.
I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë.
Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.”
©kumtari.al

Read Previous

Lirohet nga burgu në Mianmar gazetari amerikan Danny Fenster

Read Next

Vazhdon protesta e fermerëve në Lushnjë / Ja 5 kërkesat e tyre drejtuar qeverisë