Kreu i PD-së, ka ndezur sheshin dhe demokratët, duke deklaruar se sot është dita e siparit të revolucionit demokratik dhe se qëllimi i misionit është të mbrohen të drejtat e qytetarëve.
“Të nderuar të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik.
Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri.
Një përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni!
Miqtë e mi, do e nis fjalën time me një shprehje të të famshmit, Xhorxh Oruell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.
Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitores së demokracisë, do themi të vërtetat tona.
Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat, por edhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë.
Rroftë fitorja!”, është shprehur Berisha