Propozimet e Ballës për zgjedhjen e presidentit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për të filluar përcaktimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, tha se rëndësi ka që procesi të respektojë Kushtetutën.

Ai kërkoi që afatet të mos jenë debat interpretativ dhe në fund të procesit dikush të shkojë të ankohet në Gjykatë Kushtetuese.

Balla citoi se Kushtetuta në nenin 87, por edhe në nenin 88, përcakton se diferencën nga raundi në raund thotë jo më vonë se 7 ditë.

7 ditë shkon në hapësirën që duhet ti shkojë Gjykatës Kushtetuese për interpretim. 5×7 bëjnë 35 dhe unë ju them se në propozimin tonë referuar edhe gjithë traditës parlamentare, Konferenca e Kryetarëve cilësohet si data e fillimit të procesit. Procesi i fillimit të procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ka një vendimmarrja, data e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është data për fillimin e procesit.

PS nuk kërkon një President të socialistëve, por kërkon një President të shqiptarëve, këtu na keni çdo ditë. Unë jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që mund të çojnë në një produkt antikushtetues. Votimi i parë fillon jo më vonë se 7 ditë nga fillimi i zgjedhjes së Presidentit. 7 ditë nga sot duhet të zhvillohet raundi. Nëse nuk jemi mbledhur për këtë çështje më thoni për çfarë jemi mbledhur. Ne kemi pasur kohë mjaftueshëm.

Lidhur me propozimin e Alibeajt që më 10 maj të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit, shtoi se atëherë duhet ndërprerë Konferenca e Kryetarëve dhe të mblidhet sërish.

Sa i takon diferencës 7 ditore për 5 raundet e votimit për Presidentin, Balla tha se “nuk e marrë përsipër rrezikun kushtetues”.

Në vijim shtoi se bie dakord që fillimi i procesit të nisë në datën 10 maj, por që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të jetë një mbledhje vijuese dhe në datë 16 të jetë raundi i parë i votimit.

Besoj se me datën 16 maj të raundit të parë të votimit, i kemi përmbushur kriteret për një proces serioz. Në çdo rast mbledhja e Konferencës së Kryetarëve duhet të mbyllet pa vendimmarrje. Asnjë deputet nuk duhet të firmosë më shumë se një kandidaturë mbështetëse.

Read Previous

Policia sekuestron mbi 80 mijë euro të dyshuara si para të pa ligjshme

Read Next

Jozefina Topalli: Nuk e kam menduar kurrë veten kryetare të PD