Projekti i rindërtimit/ Rama merr pjesë në dorëzimin e shtëpive për banorët e Vaqarrit

Mbrëmjem e së shtunës (sot) Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të shtëpive në Vaqarr.

U dorëzuan banesat e para për familjet që humbën shtëpitë si pasojë e tërmetit të nëntorit 2019.

Kryeministri shprehu kënaqësinë e tij sepse “kjo përpjekje po i u ndryshon cilësisht jetën 33 mijë familjeve. Janë ato familje që ose e kanë humbur shtëpinë, o e kanë parë të dëmtuar në nivele të ndryshme.  Sot ata janë në kushte shumë më të mira se ato që kishin”.

Sipas Ramës, “së shpejti do të hyjnë në shtëpi jo vetëm ata që janë në pritje në Ndroq dhe Zall Herr, ose te 5 Maji, banorët e të cilës do të jenë të parët  duke e shndërruar në lagjen më shembullore të Tiranës, sepse gjithçka është ndërtuar nga e para. Në ditët e ardhshme do të hynë banoret e Bubqit, një lagje 10 fish më e madhe se kjo”, ndërkohë që Spitalla cilësohet si projekt që e shndërron zonën “nga zonë periferike në një nga polet më të rëndësishme të qytetit.

Ai pranoi vështirësitë e hasura me një pjesë të rindërtimit, ku disa nga ndërtesat njëkatëshe mund të ishin ndërtuar edhe më shpejt, por thekson vështirësitë e papritura të ardhura nga pandemia. Kjo nuk e ka penguar ekzekutivin, sipas Ramës, për mos të braktisur personat dhe familjet që kanë humbur shtëpinë.

Read Previous

Tiranë: Arrestohen 6 shtetas për vjedhje të energjisë elektrike dhe trafikim të armëve dhe municioneve

Read Next

Vijon aksioni “fshesa” në PD