Problemet kryesore të Tiranës, mungesa e ujit, parkimeve, betonizimi, ajri i ndotur, Belind Këlliçi: Nuk do të bëj premtime që nuk mbaj dot

Belind Këlliçi i Partisë Demokratike nuk ka shpallur ende programin elektoral për Bashkinë e Tiranës, por në intervistën për emisionin „Pa Censurë“, ai tregoi disa nga problemet kryesore që ngrenë qytetarët në takimet e përditshme me kandidatin e opozitës.

“Çështjet kryesore janë uji i pijshëm, që edhe mund të zgjidhet brenda një mandati, por do ta saktësoj në program, arroganca, arbitrariteti  i policisë bashkiake, që do të marrë fund brenda 100 ditëve të para, janë mungesa e parkimeve, tarifa e lartë e parkimit, ajri i ndotur, trafiku i rënduar. Zgjidhjet do t‘i shtroj me afate konkrete dhe plane konkrete. Do të bëj premtime të prekshme, të realizueshme. Nuk kam ndërmend të bëj premtime që nuk i mbaj dot.”- u shpreh zoti Këlliçi, i cili ka me rëndësi parësore edhe frenimin e asaj që e quan betonizim të kryeqytetit.

Po shoh mundësinë për të bërë një  moratorium, por dëmi i kryetarit të bashkisë dhe përpara tij me 3 mandatet e Edi Ramës, është një dëm pa kthim. Unë jam pro zhvillimit, por do të ruaj çfarë ka mbetur për të ruajtur dhe nuk do të bëj si Veliaj, që premtoi zero ndërtime dhe sot rezulton të ketë dhënë 7.1 milionë metra 2 leje ndërtimi. Po shoh mundësinë e ndalimit të ndërtimit në Tiranë 6 muaj ose 1 vjeçar. Në zonën e liqenit nuk do të ndërtohet. Ky është një moratorium i sigurtë. Duhet bërë transparencë për këto leje të dhëna, pasi një kompanie që pasi ndëtron 7 kate pa leje para zyrës së kryetarit të bashkisë, në vend ta çosh p[ara drjetësisë, i jep një leje tjetër disa metra larg, po në qendër. Ky model i korruptimit duhet të marrë fund. Na duhet t’i japim fund në 14 maj konceptit që gjithë jeta ndodh në një zonë, kur Tirana është shumë e madhe dhe duhet zhvilluar në disa qendra.”- pohoi kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për emisionin “Pa Censurë”.

Read Previous

Zgjerohet skandali Rama-McGonigal/ Pyetet ish-agjenti i FBI, Mark Rossini

Read Next

I vunë tritol hotelit, familja Çabiri do ikte drejt Anglisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *