Prifti grek Papës: Heretik, heretik…incidenti

Pope Francis talks with Orthodox Archbishop Ieronymos II of Athens and all Greece during a meeting with their delegations in the Throne Room of the archbishopric in Athens, Greece, Dec. 4, 2021. (CNS photo/Paul Haring)

Është regjistruar një tjetër i incident me Papa Françeskun, kësaj here në Greqi.

Një prift i vjetër ortodoks ka nisur ta quajë Papa Françeskun “heretik”, ndërsa ai ishte duke hyrë në Kishën Ortodokse në Athinë.

Menjëherë, ndërhynë forcat e sigurisë të cilat bënë të mund largimin e priftit.

Papa Françesku ndodhet në Greqi që pres së shtunës, në një vizitë tre ditore.

Qëllimi i së cilës është afrimi i kishës katolike perëndimore me atë ortodokse lindore.

Krishterimi u nda në Kishat Katolike Romake dhe Ortodokse Lindore në vitin 1054 dhe për shekuj marrëdhëniet kanë qenë të vështira.

Në fjalimin e tij drejtuar kryepeshkopit Jeronimos II, Françesku kërkoi falje në emër të Kishës Katolike Romake për pjesën e saj në gabimet historike që çuan në përçarje.

Papa Gjon Pali II kërkoi për herë të parë falje për rolin katolik në ndarje kur ai vizitoi Greqinë në 2001.

Katolikët dhe ortodoksët kanë qenë të përfshirë në dialog që synon ribashkimin eventual për dekada dhe bashkëpunojnë në shumë nisma sociale, por të dyja palët janë ende shumë larg teologjikisht.

Read Previous

Serbët në protesta masive për shtrytëzimin e burimeve natyrore

Read Next

Emerimi i Sir Stuart Peach nga Britania në Ballkan, mund t’i hapë rrugë edhe Kinës, Rusisë, Turqisë për një praktikë të tillë