Presidenti Ukrainës Zelensky: Rusia po planifikon një grusht shteti

Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se kanë marrë informacione për një përpjekje për grusht shteti më 1 Dhjetor në vendin e tij.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte marrë informacione për një përpjekje për grusht shteti më 1 Dhjetor në vendin e tij. Në një program televiziv ku ai mori pjesë, Vladimir Zelenskiy deklaroi se ka audio regjistrime të përfshirjes së biznesmenit Rinat Ahmetov në tentativën për grusht shteti dhe se çështja është duke u hetuar.

Në një raport të publikuar nga inteligjenca ukrainase javën e kaluar, thuhet se ekziston një forcë ruse prej 92,000 trupash në kufi dhe se Rusia po planifikon të sulmojë Ukrainën në fund të Janarit. Duke treguar se edhe Bjellorusia do të merrte pjesë në një skenar të mundshëm të luftës, zyrtarët e inteligjencës deklaruan se po tentohej që Ukraina të rrethohej.

©kumtari.al

Read Previous

Basha uron 28 nëntorin nga Varrezat e Dëshmorve

Read Next

Sir Noel Malcolm pranohet anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.