Presidenti Tunizian emëron qeverinë e re, rekord i grave ministre

Në fund të shtatorit, Presidenca Tuniziane ngarkoi Najla Bouden të formonte një ekzekutiv të ri pasi Said shkarkoi Hichem Mechichi si kryeministër.

Njëmbëdhjetë javë pasi Presidenti Kais Said pezulloi parlamentin dhe mori fuqitë e plota “për të shpëtuar vendin”, Tunizia ka shpallur qeverinë e saj të re. Lëvizjet e Said u konsideruan një “grusht shteti” nga kritikët e tij dhe nga qeveria e Hichem Mechichi, e cila u rrëzua nga presidenti.

Pas një periudhe të paqëndrueshmërisë politike dhe një përkeqësimi të situatës ekonomike, Tunizia edhe një herë ka një ekzekutiv. Për herë të parë në historinë e saj, kjo qeveri drejtohet nga një grua, Najla Bouden. Përveç kryeministrit, ministra të tjera gra do të kryesojnë portofolet kryesore. Kabineti i ri qeveritar tunizian përbëhet nga nëntë misnistre gra; Ministria e Drejtësisë, Financave, Industrisë dhe Energjetikës, Tregtisë dhe Zhvillimt të Transportit, Mjedisit, Ministira e Familjes, Gruas, Fëmijës dhe Moshës së Vjetër, Ministria e Çështjeve Kulturore si dhe Sekretare e Shtetit e Ministrit të Punëve të Jashtme përgjegjëse për Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

“Jam i sigurtë se do të kalojmë nga zhgënjimi në shpresë, paralajmëroj të gjithë ata që do të kërcënojnë shtetin,” deklaroi Saiid në ceremoninë e emërimit të ministrave të rinj, siç raportohet nga Reuters.

Bouden gjithashtu njoftoi se qëllimi i saj “është të luftojë korrupsionin dhe të përshpejtojë procesin ekonomik të vendit, të hapë mundësi për të rinjtë”. “Orientimet e punës së qeverisë bazohen në rikthimin e besimit në shtetin dhe qytetarin, dhe kjo mund të arrihet vetëm me ndjenjën e të drejtave të tyre të plota dhe besimin në administratë, dhe besimi mund të arrihet vetëm duke zbatuar ligjin.

“Qytetarët tanë janë të barabartë në të drejta pa asnjë hapësirë ​​për diskriminim,” shtoi kryeministrja e re.

kumtari.al/atalayar.com/

Read Previous

Lajm i Fundit / Tronditet Shqipëria para Polonisë, Gjasula rrezikon të humbasë ndeshjen

Read Next

Foltorja e Kukësit