Presidenti Meta thirrje rinisë mbarë shqiptare nga Kosova, reagoni, mos heshtni

Nga Kosova, ku ndodhej në Universitetin AAB, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, iu ka dërguar një mesazh të rinjve shqiptarë në të gjithë rajonin.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve të çlirohen prej plogështisë dekurajuese dhe kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet e tyre për të ndalur shpopullimin e heshtur!

Kreu i Shtetit thekson se shqiptarët nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore.

MESAZHI I PRESIDENTIT META

KOSOVA, GJAKU YNË QË NUK FALET KURRË!
Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pata kënaqësinë e madhe të ndaja sot nga Prishtina mesazhin tim me studentët e Kolegjit AAB dhe nëpërmjet tyre me të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptarë kudo në rajon, që të çlirohen prej plogështisë dekurajuese dhe kërkimit të një ardhmërie që i largon nga trojet e tyre: PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN E HESHTUR!
Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në trojet e tyre në rajon, shqiptarët nuk duhet të rrëmbehen prej folklorizmave dhe emocioneve të çastit, por më kryesorja nuk mund të pranojnë duarlidhur fatin, që pabesisht duan të na imponojnë të tjerët, gjasme në mënyrë paqësore.
Vështirësitë dhe kushtet e ndërlikuara nuk duhet të pengojnë, por përkundrazi të frymëzojnë përmbushjen e aspiratave politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të popullit shqiptar dhe mbarë kombit tonë, për të ndalur sa më parë plagën e madhe të shpopullimit.

 

Read Previous

Instagram teston ndryshimin e shumëpritur nga përdoruesit

Read Next

Arrihet marrëveshja, Gjermania ka një qeveri të re