Presidenti Meta pas takimit me Raporteren për Shqipërinë, Isabel Santos : “Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përmes një statusi në faqen zyrtare në facebook, njoftoi çështjet që diskutoi me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos.
Presidenti Meta shkruan se me Eurodeputeten ranë dakord se “krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz” dhe se janë çështje që duhen tratuar sa më parë.
Një temë tjetër diskutimi ka qenë edhe çështja e bashkëpunimit rajonal dhe situata shqetësuese e krijuar në Bosnje-Hercegovinë.
Presidenti ka theksuar edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Postimi i plotë i presidentit
Kënaqësi të takohesha me Raporteren për Shqipërinë, Eurodeputeten Isabel Santos.
Vlerësova angazhimin e saj dhe të Parlamentit Europian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi.
Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë.
Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve.
Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnje-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë.
kumtari.al

Read Previous

Analize : Cleo Smith, Gabby Petito dhe krimi viral në mediat sociale

Read Next

Dusan Janjic: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.