Presidenti Meta dorëzon dhuratat në Biblotekën Kombëtare

Pas kthimit nga vizita në komunitetin arbëresh në Itali, Presidenit i Republikës i dorëzon Bibloktekës Kombëtare disa libra të cilat iu dhuruan nga arbëreshët .
Shoqëruar me disa foto, Presidenti Meta ndau këtë lajm në rrjetin e tij social ditën e sotme.
Më poshtë postimi i Metës:
“Me shumë kënaqësi dorëzova në Bibliotekën Kombëtare dymbëdhjetë vepra të rëndësishme letrare me vlerë të madhe historike, letrare e gjuhësore, që m’u bënë dhuratë gjatë vizitës sime në bashkësitë arbëreshe të Siçilisë.
“Apologia Istorica” e At Giorgio Guzzetta, botim i vitit 1722, dy vepra të Zef Skiroit, “Të dheu i huaj” dhe “Canti Sacri delle Colonie Albanesi di Sicilia”, “Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta, botim i vitit 1973 në gjuhën italiane, si dhe studimi kritik nën kujdesin e Profesorit të mirënjohur arbëresh Matteo Mandalà të veprës “E Mbsuame e Krështerë” të Lek Matranga të vitit 1592, ishin disa nga librat, që prej ditës së sotme i përkasin të gjithë qytetarëve.
Mbrojtja dhe promovimi i gjuhës dhe kulturës arbëreshe, kësaj vlere të përbashkët me Italinë mike, me qëllim bërjen e saj pjesë të UNESCO-s, duhet të jetë prioritet i të gjithëve.”, shkruan ai ne postimin e tij.

Read Previous

FOTO/ Identifikohet personi që kreu sulmin vetëvrasës në Liverpool, ishte konvertuar në të krishterë

Read Next

Basha bën deklaratën e fortë: Në këtë sallë ka kriminelë! Minimalja që mund të bëni, votoni vetingun në politikë