Presidenti Ilir Meta reagon për vdekjen e të riut brenda Komisariatit të Kavajës/ Të vendosen përpara drejtësisë përgjegjësit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e të riut brenda Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Meta bën thirrje për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut  dhe shprehet se ngjarja “trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.”
Postimi i plotë
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.
Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.
Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!
©kumtari.al

Read Previous

PD, Luçiano Boçi: Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar është nul, qendrimin politik për çështjen e presidentit e vendos Këshilli Kombëtar!

Read Next

‘Ministri shqiptar i lidhur me mafian’/ SPAK kërkon informacione nga Italia