Presidenti Beggaj takim me Ilham Aliyev: Fryma e bashkëpunimit do të çojë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit ka zbardhur takimin. Teksa ka ndarë disa foto, Begaj shkruan se diskutuan në lidhje me çështjet e energjisë dhe rajonit.

“Kënaqësi të takohesha me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në kuadër të “Global Baku Forum”. Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit.

Shpreha besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve.”, ka shkruar Begaj.

Read Previous

Gjiknuri: Rivali jonë në zgjedhjet e 14 majit është Berisha

Read Next

Petrit Vasili: Qeveria shqiptare do paguajë 1.2 milion euro per hotelet e mjekeve turq ne Fier!