Premier Ligë/ Liverpuli fitore me nëntë gola, Haland realizon tregolësh për Sitin

Liverpuli “harron” nisjen e keqe të sezonit dhe “shpartallon” 9-0 ekipin e Bournmouth. Sfida e “Anfield” nuk pati histori, me “The Reds” që shënuan 5 herë në pjesën e parë me Diaz, Elliot, Arnold, Firmino dhe Van Dijk.

Skuadra e Jurgen Klop nuk do njihte mëshirë as një pjesën e dytë. Një autogol i Mepham, Firmino, Carvalo dhe Diaz thelluan akoma më shumë rezultatin. Liverpool është në vendin e 8-të me 5 pikë, ndërsa Bournmouth është e 16-ta me 3 pikë.

Mançester Siti përmbysi 4-2 Krystal Palas. Pjesa e parë pa mysafirët në avantazhin e dyfishtë, por në të dytën “Qytetarët” kthyen gjithçka në favor të tyre me golat e Silva dhe Haland (3).

Te fitorja gjithashtu u kthye edhe Çelsi, që mundi në shtëpi mes vuajtjesh Leistërin me rezultatin 2-1. Për Brojën, i cili sapo u rikthye nga dëmtimi nuk pati asnjë minutë në fushë.

Brentfordi i Thomas Strakoshës, barazoi 1-1 në shtëpi përballë Evertonit, por gardiani shqiptar sërish nuk debutoi në Premier Ligë.

Sfida e fundit u fitua nga Brajtoni, që në shtëpi mundi Lidsin (1-0).

Read Previous

Borrell njofton arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Read Next

Tiranë/ Gruaja plagos me thikë burrin