Prapaskenat e grabitjeve në Kosovë, që po shkojnë deri në vrasje


Kosova po kalon në një periudhë të vështirë ekonomike. Gjysma e popullsisë janë të papunë. Madje në varfëri të skajshme. Është kjo arsyeja pse në këtë vend janë rritur ekstremisht shumë vjedhjet, plaçkitjet, e ka raste kur këto shkojnë edhe në vrasje. Syri net iu sjell detaje se si dhe pse po ndodhin këto gjëra në Kosovën e 21 viteve pas luftës.

“Vjedhje në një pompë benzine”, “Arreston tre persona për grabitjen e bankës….”, Vidhen para dhe stoli në një shtëpi”…., janë vetëm disa nga titujt që s’ka thuajse ditë që nuk janë të pranishme në ballinat dhe mediat sociale në vend.

Raportime të tilla për tentativat dhe grabitjet që bëhen në Kosovë janë të shumta, krahas krimeve tjera të rënda që po ashtu nuk janë të pakta në numër, shkruan Syri.net Kosova. Ky fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës, ka bërë që të njëjtit të kenë frikë të lënë gjësende me vlerë nëpër banesa, shtëpi private, institucione financiare, vetura apo dyqane.

Megjithatë, këtë fenomen, qytetari Sinan Krasniqi  e lidh me sistemin ekonomik në Kosovë, për të cilin shprehet se është i dështuar, edhe pse thotë se ky akt nuk arsyetohet me asgjë.

“Vjedhja nuk arsyetohet me asgjë, por, nuk i shoh fajtorë vetëm vjedhësit. Sistemi ekonomik në Kosovë është i dështuar, rrogat janë shumë të vogla, çmimet i kanë çuar për ‘hava’. Njerëzve s’po iu dalin paratë as për cigare le më diçka më shumë. Nëse ish rrit ekonomia, nëse kish pas vende pune, po besoj që ishin ulë rastet e vjedhjeve, po nëse vazhdojmë kështu, tutna se veç kanë mu shku t’u u rritë e kanë me na marrë edhe teshat n’trup” tha Sinan Krasniqi për Syri.net Kosova.

Se ka shumë raste të vjedhjeve, e pohon edhe Policia e Kosovës në një përgjigje dhënë për Syri.net Kosova. Në një tabelë me statistika, shihet një numër i konsiderueshëm i vjedhjeve edhe në këtë vit ani pse krahasuar me dy vitet paraprake vërhet një rënie e lehtë e kësaj dukurie.

Derisa në vitin 2019 ishin 4464 raste të kryera të vjedhjeve, viti 2020 pason me 3822 raste, dhe viti 2021 në periudhën janar – 20 tetor ka gjithsej 3473 raste.

Image

Edhe për ekspertin e sigurisë, Drizan Shala, si shkaktar kryesor i këtij fenomeni është kriza ekonomike .

Në një prononcim për Syri.net Kosova, ai tha se ky trend është rritur dukshëm, sidomos përgjatë viteve të fundit, derisa ka edhe një propozim për evitimin e këtyre rasteve. “Në lidhje me shtimin e aktivitetit kriminal mund të themi që kjo është shëndrruar në dukuri përgjatë vitit por më theks të veçantë në fund vite. Policia e Kosovës duhet të ngrit numrin e policeve të rendit duke mbuluar hapësirenpublike duke afruar qytetarin më afër policisë përmes programit tani më tëimplementuar në letër por asnjëherë në terren. Arsyja primare është kriza ekonomike”, shprehet Shala.

Kujtojmë, se sipas Kodit Penal të Kosovës, personat që kryejnë vjedhje apo grabitje me përdorim të forcës apo kanosje serioze për personin tjetër, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, dënohen me burgim nga 3 deri në 12 vjet.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vjedhje klasifikohet vepra kur një personi tjetër i merret pasuria, e cila vlerësohet në shumën prej pesëdhjetë eurosh e më shumë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër./Syri.net Kosova

©Kumtari.al

Read Previous

Sebastian Kurz drejt tërheqjes së plotë nga politika

Read Next

Omicron i afrohet vendit tonë / Greqia konfirmon rastin e parë në Kretë