Pranoi ftesën te podcast i Ramës/ Myzyraj: Taylor delegjitimohet si kritike i tij

Gazetarët në Britani të Madhe u alarmuan në vitin 2019 pasi kryeministri I asaj kohe Boris Johnson hynte shume live ne facebook e twitter.

Sipas gazetarëve me këto veprime Johnson po shmangte kontrollin e duhur nga gazetarët.

Gazetari Nick Robinson e ka krahasuar sjelljen e Boris Johnsonit me atë të një diktatori, dhe kjo vetëm pse ai përdor rrjetet sociale për propagandë.

Ish redaktori politik i BBC, që drejton aktualisht një program të Radio 4’s Today, i cilësoi veprimet e ish-shefit të ekzekutivit në mediat sociale si një ‘formë propagande’ dhe tha se ishte jodemokratike që ai të shmangte kësisoj kontrollin e duhur nga gazetarët.

“Kjo nuk është demokraci, është një forme propagande e përdorur nga diktatorët e të gjitha kohërave. “-tha gazetari.

Madje ai shkon edhe me tej, teksa tha se “Është nje rrezik i madh që ti lejohet një lideri partie t’i transmetojë programet e tij tyre …”

Tani, kryeministri Edi Rama, ka nisur shfaqjen e tij të radhës me Podcaste.

Pasi u kritikua ashpër nga organizatat e huaja, për hapjen e televizionit të tij privat, i pari i atij lloji në botë, tani Rama hap Podcast.

Kryeministri fatkeqësisht ka zgjedhur që në Podcastin e tij të dytë të ftoj një gazetare.

Nuk kam dashur të shkruaj për këtë vetëm për faktin se atë e njoh personalisht, por edhe për faktin se është gazetare.

Por, mendoj se nuk mund të heshtim pavarësisht kush është subjekti përballë nesh.

Gazetarja Taylor ka qenë një kritike e ashpër e kryeministrit Edi Rama, por u shokova me thënë të drejtën kush i pashë ballë për ballë, të dy.

Nejse problemi nuk është gazetarja, edhe pse mendoj se ajo ka bërë shumë gabim që ka pranuar ftesën.

Problem është Rama.

Marrja e kritikëve në emisionin e tij e legjitimojnë “dhunën” që Rama ushtron ndaj atyre kritikëve.

Pranimi i ftesës së kritikëve, nuk është përballje idesh, është vetëm legjitimitet i gjithçkaje që bën kryeministri.

Ftesa që të “flasim” me kryeministrin në një emision të tij, është një rrezik i madh për mënyrën sesi drejtuesit tanë e konceptojnë qeverisjen.

Unë mendoj se kushdo që e pranon ftesën, deligjitimohet për të gjithë karrierën e tij nëse pretendon që punon në çështjet që janë thelbësore për publikun.

Ballafaqimi me kritikët në zyrat e qeverisë, dhe në një program që drejtohet nga kryeministri, është veçse propagandë e cila duhet shembur nga të gjithë ne që ende besojmë se në këtë vend ka mbetur pak dinjitet njerëzor, e profesional!
Marrë nga Facebook i autorit Isa Myzyraj

Read Previous

Nga Lutfi Dervishi: A nuk është koha për të rinovuar studiot televizive?

Read Next

KQZ: 9 aktivitete publike të Erion Veliajt që nuk duhet të transmetohen në media