Policia e Sarandës ka dhënë detaje nga shpërthimi me tritol në hotelin në pronësi të Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, aktualisht Drejtor i FSDKSH Sarandë.
Policia njofton se në hyrjen e një garazhi ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
“Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.
Edhe një vit më parë në hotelin e Mertirit u vu tritol në pjesën e tarracës.
Aktualisht Murati mban postin e FSDKSH-së në Sarandë