Policia e Kosovës sulmohet me armë në Veri

Një njësit i Policisë së Kosovës është sulmuar të shtunën me armë zjarri në veri, kanë thënë zyrtarë të këtij institucioni.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka thënë se njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

“Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Më pas në vendin e sulmit ka shkuar njësia për ndërhyrje të shpejtë.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet Policia e Kosovës.

Vetëm në prill të këtij viti janë regjistruar të paktën gjashtë sulme ndaj këtij institucioni.

Read Previous

Andrea Bregu: Migen, protestat bëhen edhe pa Sorosin

Read Next

Gledis Nano bën përgjegjës çdo polic për krimin më Himarë, përveç vetes