Policia arreston Sali Lushën

Ish-truproja e Sali Berishës Sali Lushaj dhe një person tjetër janë ndaluar në një operacion të befasishëm nga policia pranë Stadiumit Dinamo.

Forcat Shqiponja kanë ndaluar dy mjete ‘Mercedes-Benz’ që udhëtonin njëri pas tjetrit. Fillimisht blutë kanë ndaluar drejtuesin e mjetit Luishaj e pak çaste më pas nga mjeti del edhe një person  tjetër i cili gjithashtu është ndaluar.

Pas kontrollit të dy mjeteve, Lushaj dhe personi që e shoqëronte janë dërguar në Drejtorinë e Policisë. Shkaqet e ndalimit të Lushajt dhe shoqëruesit të tij nuk dihen ende.

Read Previous

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arrin rekord në Tiranë, në 6 mujorin e parë

Read Next

I kishte vëllait që vrau 150 mijë euro borxh, Arsen Muskurti nuk pendohet për krimin e dyfishtë