Po shkëlqen me fanellën zikaltër, ylli i Interit objektiv i dy klubeve të mëdha europiane

 Gazeta Kumtari 

Denzel Dumfris është rikthyer në një nga lojtarët kryesorë të Interit në këtë sezon.

Holandezi i ardhur nga PSV Eindhoveni për vetëm 12.5 milionë euro në merkaton e verës, e ka rritur shumë vlerën e kartonit të tij me paraqitjet e bëra me fanellën zikaltër, aq sa ka rrëmbyer vëmendjen e shumë klubeve elitare europiane.

Në ndjekje të tij janë vendosur Antonio Konte me Totenhemin e tij dhe Bajern Mynihu të cilët shohin te 25-vjeçari përforcimin ideal për krahun e djathtë.

Vlera e kartonit të Dumfrisit llogaritet momentalisht nga 30-35 milionë euro dhe ajo që duhet thënë është që Interi nuk do të qëndronte indiferent ndaj një oferte që prek këto shifra./Panoramasport

Read Previous

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë përsërit thirrjen për çmilitarizimin e ishujve në Egje

Read Next

Sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD në Dibër