Po kontrollonin për kanabis, bie nga lartësia në malet e Krujës polici.

Një efektiv i FNSH-së ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia në malësinë e Krujës, teksa po zhvillohej një operacion për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

I plagosur ka mbetur inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtime të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se në kontrollin e Malësisë së Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Read Previous

Sulmi ndaj e-Albania/ Prokuroria nis hetimet

Read Next

Anti-mitingu, Rama nxjerr në shesh administratën para se të ikë me pushime