Plarent Ndreca si Kokona, Berisha publikon dokumentet

Skandali i Elira Kokonës, zyrtares së lartë të Edi Ramës, e cila punonte paralelisht edhe në qeveri, por edhe si avokate kundër shtetit shqiptar në Strasburg, nuk është i vetmi.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi dokumente sot që tregojnë se edhe Plarent Ndreca, një zyrtar i lartë socialist i kthyer në analist, ka punuar si avokat në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në ministri.

DENONCIMI I BERISHES

Plarent Ndreca apo Kokona bis.

Miq, zbulohet Kokona bis. Ky është Plarent Ndreca, është hajduti që vodhi me uniformat e policisë, por që shëtit nga një studio në një tjetër duke dezinformuar qytetarët. Plarenti, ndërkohë që ishte Sekretar i Përgjithshëm ministrie, ushtronte dhe detyrën e avokatit njëlloj si Kokona e Ramës. Këta janë hajdutë të papërmbajtur që në shembullin e bosëve të tyre vjedhin në çdo gjë! Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. #sb

——————————————

Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë! Të dërgova një ekstrakt historik të avokat Plarent Ndreca, nga data 31.08.2009 deri më 25.04.2023, pa ndërprerje, ndonëse nga viti 2013 (shtatori) deri në vitin 2020 ka ushtruar detyra shtetërore si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit(2013-2017), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit (2017-2018), Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme (2019-2020). Kjo e dyta ka ushtruar aktivitet kur ishte në Ministrinë e Brendshme. Jo për ndonjë gjë, por del dhe bën edhe moral nëpër TV, ndërsa për ligj nuk pyet fare, pasi funksioni i avokatit është i papajtueshëm me çdo detyrë shtetërore me përjashtim të mësimdhënies si pedagog. Ai që shpërdoron detyrën, nuk mban asnjë përgjegjësi, por edhe shpërblehet. Respekte!

May be an image of ticket stubNo photo description available.No photo description available.May be an image of 1 person

Read Previous

Boçi: Koha për të zgjidhur problematikat në Elbasan

Read Next

Belind Këlliçi prezanton 5 angazhimet për Tiranën në Yzberisht