Pirro dhima rigjen dashurinë 4 vite pas ndarjes nga jeta të Anastasias

Sipas media greke Piro Dhima ka gjetur sërisht dashurinë, katër vite pas vdekjes së gruas së tij Anastasia.

Po sipas medieve helene Piros ka qënë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë por së fundmi ai ka bërë daljen e tij të parë publike me atleten greke, Afroditi Skafida.

Çifti ka qënë në një event të organizuar nga Ioanna Ciambani.
Si Pyrros Dimas ashtu edhe Afroditi Skafida nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë çështje dhe duket se nuk shqetësohen nga blicet e fotografëve.
Po kush është e dashura e re e Piro Dhimës?

Afroditi Skafida ka lindur në 20 mars 1982.

Është atlete dhe garon me ekipin olimpik të Greqisë në kërcimin e shkurtër dhe mban rekordin kombëtar grek për lartësinë 4.48 .

Ajo mban vendin e 4-të në performancë në Evropë dhe të 9-tin në botë në vitin 2008.

Më 30 janar 2010 vendosi një rekord të ri Panhelenik gjatë një dite në pistë të mbyllur, duke kaluar 4.41 m.

Nga shkurti deri në qershor 2019 ajo mori pjesë në reality show-n e mbijetesës Survivior në Sky ku konkurroi me skuadrën greke.

ImageImageImage

Read Previous

Aung San Suu Kyi dënohet me katër vjet burg për mosrespektim të masave të Covid

Read Next

Republikani Thomas Massie dënohet për foton e Krishtlindjeve me armë

Leave a Reply

Your email address will not be published.