Pique, i penduar për lidhjen me Clara Chia Marti

Ndarja mes Gerard Pique dhe Shakira ishte një nga historitë më të famshme të vitit 2022, pasi futbollisti e la këngëtaren dhe u largua nga shtëpia e tyre familjare.

Megjithatë, tani është sugjeruar se Pique mund të jetë përpjekur të rikthehet me Shakira-n pasi u pendua për vendimin e tij. Në fakt, hiti i fundit i këngëtares, ‘BZRP Music Sessions #53’, e ka lënë të kuptohet këtë me rreshtin që thoshte; “Nuk  kthehem tek ti, as nëse më qan apo më lutesh”.

Ndërsa kjo  mund ose nuk mund të ketë qenë duke iu referuar një përpjekjeje të vërtetë të Pique, një raport nga gazetari i Univision, Jordi Martin i ka shtuar më shumë këto thashetheme.

Ai pohoi se burime pranë Shakirës kanë deklaruar se futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes në prill të vitit 2022, por n pasi u largua nga shtëpia ai u përpoq ta bindte kolumbianen të harronte gjithçka dhe të kthehej në normalitet. “Pique u pendua që la Shakira dhe vendosi të provojë përsëri”, zbuloi Jordi Martin. Por, pasi kjo nuk ishte një mundësi, Gerard u nis për të filluar jetën e tij të re me Clara Chia.

Shakira nga ana tjetër e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për  Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.

Read Previous

ELENA GJIKA (DORA D’ISTRIA) (22 janar 1828 – 17 nëntor 1888)

Read Next

Polici fuste drogë në burgun e Drenovës, arrestohet