Pioli, me Ibrën në skuadër çdo gjë më e lehtë edhe për mua

Në një rrëfim për mediat italiane, ai deklaroi se tani që ka Ibrën, shkon gjithmonë e më pak në dhomat e zhveshjes, teksa nuk i kurseu lavdet për gjigantin suedez.

“Fjalët që duhen thënë para dhe pas ndeshjes, janë shumë të rëndësishme për një trajner. Tani që kam Ibrën, preferoj të mos flas pas ndeshjes dhe madje shpesh nuk futem fare në dhomat e zhveshjes.
Më mirë të flas të nesërmen e ndeshjes, kur jam më i kthjelluar. Ka një mentalitet dhe forcë të brendshme të jashtëzakonshme. Është 40 vjeç, por ka një dëshirë të çmendur për të luajtur e fituar ende, pavarësisht karrierës”, tha Pioli për Ibrën.

Read Previous

Bjellorusia bllokon DW

Read Next

Lindi në Argjentinë, shkëlqeu në Spanjë, po shuhet në Francë